Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

E njëjta ishte ndaluar për kontrolle të detajuar dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një sasi me substancë narkotike e dyshuar Amfetaminë me peshë 0.81 gram.

E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.