“Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani me një normë më të lartë transmetimi nuk është jashtë kontrollit dhe mund të përmbahet duke përdorur masat ekzistuese”, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shefi i urgjencave i OBSH, Michael Ryan në një konferencë për shtyp deklaroi se pavarsisht nivelit të infektimeve, i cili sipas tij nuk është jashtë kontrollit, situata nuk mund të lihet në gjendje të lirë dhe pa masa.
Ndërkohë sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock më herët ka pohuar se varianti i ri i koronavirusit ishte “jashtë kontrollit” dhe se ishte 70 përqind më i transmetueshëm se lloji kryesor.
“Masat që kemi aktualisht në vend janë masat e sakta,” tha Ryan.
Afërsisht 30 vende mbyllën kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania ose Afrika e Jugut ku është shfaqur varianti i ri i koronavirusit në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme.
Burimi: Tirana Post