Ashtu si figura të tjera publike dhe me poste të rëndësishme edhe Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden është vaksinuar në transmetim “live” kundër Covid-19.

Biden-it iu injektua doza e parë e vaksinës Pfizer gjatë një transmetimi televiziv ditën e sotme.

“Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, deklaroi Biden teksa falenderoi mjekët, duke i quajtur ata heroj.

Vaksinimi “live” po bëhet gjithnjë e më i përhapur në të gjithë botën, për t’iu treguar qytetarëve se vaksinat janë të sigurta. Disa ditë më parë zëvendëspresidenti Mike Price dhe bashkëshortja e tij po ashtu u vaksinuan në trnsmetim “live” për të dhënë të njëjtin mesazh.