Rregullatori i barnave në Europë ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, duke hapur rrugën që procesi i vaksinimit të fillojë në të gjithë Europën brenda ditëve të ardhshme.

Një numër vendesh të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë, kanë thënë se kanë në plan të fillojnë programet e vaksinimit për grupet më të ndjeshme nga e diela.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA), me bazë në Amsterdam, njoftoi vendimin disa ditë para nga data e planifikuar, 29 dhjetor, pas presionit nga disa shtete anëtare të BE-së për të përshpejtuar procesin, përfshirë Gjermaninë.

Vendimi i EMA u pasua nga miratimi përfundimtar i Komisionit Europian.