Manjola Nallbani nuk do të jetë pjesë e Festivalit të këngës në RTSH, pavarësisht se njoftoi se do të konkurronte me këngën “Ora e jetës”. Artistja është tërhequr nga gara për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi më 8 dhjetor rezultoi pozitive me Covid.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, tha ajo për “Anabel.al”.

Pak ditë pas infektimit Manjola Nallbani shkroi në rrjetet sociale se gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar: “Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht”.

Në Festival tashmë konkurrojnë 25 artistë.

Burimi: Anabel