Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka reaguar ndaj sulmit të punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.

Nëpërmjet një reagimi FSShK ka dënuar këtë sulm, duke theksuar se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësore është e papranueshme dhe e patolerueshme.

“Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e patolerueshme, FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor”, thuhet në reagimin e FSShK.

Ndërkohë që FSSHK ka ftuar të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre.

“Akterët relevant shtetëror të ngrisin zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm. Punëtorët shëndetësor po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet mes tjerash në reagim.

FSSHK apelon STOP DHUNËN NDAJ MANTELBARDHËVE, ata janë gardian të shëndetit tuaj!

Burimi: Front Online