Gjërat nuk po ecin mbarë për Rita Orën. Pas thyerjes së rregullave Covid, marrjes së gjobës, sulmeve në rrjet, këngëtarja ka njoftuar sot humbjen e një personi të dashur për të.

Mikesha dhe fansja e saj është ndarë nga jeta në moshë shumë të re.

“U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë. Suzana ishte një mikeshë të cilën e njoha nga fanpage-et. Ajo ishte një mbështetëse e shkëlqyer dhe një prezencë e madhe në komunitetin e fansave të mi.

Do të na mungojë fytyra e saj e bukur dhe zemra e madhe! Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzanës.

Nëse ndihesh vetëm, dije që nuk je! Mund ta mbrosh shëndetin tënd mendor. Mos vuaj në heshtje, kërko ndihmë!”- ka shkruar Rita.

Burimi: Who