Princi William dhe Dukesha Kate ndanë portretin e tyre vjetor të Krishtlindjeve me ndjekësit e familjes mbretërore jo më larg se dje dhe në të paraqiten të tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, që dukeshin kaq të rritur.

Në portretin sezonal, familja është kombinuar në ngjyrat kafe dhe gri. Dukesha është fotografuar duke veshur një triko ngjyrë vishnje dhe xhinse, me flokët e lëshuar, ndërsa Charlotte ka veshur një triko me jakë, pantallona të zeza dhe çizme, me flokët e saj në dy gërsheta.

Princi William shihet i veshur me një pulovër jeshile dhe xhinse në ngjyrë të errët, ndërsa dy djemtë duken të adhurueshëm me pulovërat e tyre dhe pantallona të frymëzuara nga ‘Polo’.

Kjo duhet të jetë një nga kartolinat më të bukura të fundvitit, ndonëse ndjekësit me zor po presin dhe kartolinën e Meghan dhe Harry së bashku me Archie-n.

Burimi: Who