Qeveria greke ka marrë masa të tjera kufizuese të pjesshme vetëm për disa komuna që janë problematike për rastet me COVID-19.

Autoritetet kanë gjykuar se masat duhen shtrënguar në tre komuna afër Athinës, në Atikën perëndimore, ekzaktësisht Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.

Ora policore në këtë komuna është zgjatur në 11 orë, nga 18:00-05:00. Po ashtu mbyllen dyqanet, tregjet publike, parukeritë, libraritë e kishat si dhe teste të shpejta të intensifikuara, përhapje masive e maskave të financuara nga pushteti lokal, testim çdo 5 ditë për punonjësit në azile teksa do të lejohen vetëm ceremonitë mortore me numër shumë të kufizuar pjesëmarrësish dhe me protokolle.

Masat e reja për Atikën Perëndimore

Zgjatja e shtetrrethimit nga ora 18:00 në 05:00. Punonjësit që lëvizin me lejen ekskluzive të punëdhënësit të tyre përjashtohen.

Pezullimi i funksionimit të shitjes me pakicë, të parukerive, dyqaneve të thonjve, librarive dhe të gjitha bizneseve.

Pezullimi i të gjitha llojeve të ceremonive kishtare, të të gjitha feve, me përjashtim të shërbimeve të varrimit ku lejohet prania e 10 personave të rrethit të ngushtë të të ndjerit.

Pezullimi i hyrjes në tempuj për adhurimin individual

Pezullimi i të gjitha tregjeve publike, provë e shpejtë për shitësit me pakicë – tregtarët çdo tre ditë për të lëvizur në zona të tjera për të punuar; Intensifikimi i kontrolleve mbi punonjësit në zonë

Testimi molekular çdo pesë ditë te punonjësit dhe të moshuarve në azile; Shpërndarje masive e maskave për qytetarët me kujdesin e vetëqeverisjes lokale

Izolimi i rasteve të konfirmuara që nuk kërkojnë shtrim në spital; Fushata informuese në bashkëpunim me Komunat, Krahinat Rajonale, EODY, psikologët dhe antropologët për shkak të profilit të specializuar të popullsisë së banorëve

Masat janë efektive nga ora 06:00 e së Premtes; Masat e reja do të jenë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit të së Premtes (18.12) dhe do të jenë të vlefshme për shtatë ditë kur situata do të rivlerësohet.

Burimi: Living