Javën e kaluar moderatorja Ellen DeGeneres bëri të ditur se ishte infektuar me Covid-19 dhe për këtë shkak duhet të izolohej.

Ellen po i mban të informuar fansat mbi gjendjen e saj dhe ditën e sotme ka treguar se ndihet mirë, por ka patur një dhimbje për të cilën askush nuk na ka treguar.

“Ndihem vërtet mirë. Diçka që ata nuk jua tregojnë është një dhimbje torturuese shpine. Nuk e dija që ishte një simptomë, por fola me disa njerëz që e dinin, si ka mundësi?”- tha moderatorja 62-vjeçare.

Dhimbja e muskujve dhe dhimbjet e trupit janë vërtetuar nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve si një simptomë e Covid-19, por Ellen mesa duket thjesht nuk ka qenë në dijeni.