Vaksina anti-Covid Pfizer është e para që nisi të aplikohej këtë javë në botë. Pas disa testime, u arrit në përfundimin se është 95% efektive në parandalimin e virusit, por ende nuk ka një afat ekzakt sesa kohë zgjatë ky efektiviteti.

Por ajo që e bën Pfizer të hyjë në histori është fakti se pasi u krijua shumë shpejt, është e para që po kryhet sot në botë.

Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, e dizanjoi vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Zëdhënësi i BioNtech konfirmoi për Business Insider që, Sahin – që themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.

Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejtë vaksinën, është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA.

Si e shtyn RNA trupin që të luftojë Covid-in

RNA-ja është material gjenetik që i tregon qelizave si të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e Pfizer kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së koronavirusit në trupin e njeriut.

Kodet e RNA-së për virusin nxitin prodhimin e proteinave, që ndihmojnë të sulmojnë dhe pushtojnë qelizat e infektuara. Në këtë mënyrë edhe antitrupat fusin në cak qelizat e infektuara dhe i neutralizojnë.

Pra, vaksina e mARN-së nxit trupin për të prodhuar proteinë brenda saj në mënyrë që të shkaktojë të njëjtën përgjigje imune. Kandidati i Moderna-s punon në të njëjtën mënyrë dhe gjithashtu është 94.5% efektive sipas testimeve.

Përdorimi i teknologjisë së vaksinës mRNA nënkupton që BioNTech dhe Moderna kishin nevojë vetëm për sekuencën gjenetike të koronavirusit për të hartuar një vaksinë. Kjo është arsyeja pse ata mundën të ecnin përpara kaq shpejt.