Jennifer Lopez gjithmonë e vendos familjen e saj në vendin e parë, kështu që nuk është për t’u habitur që ajo vendosi të organizonte një festë epike për 75-vjetorin e lindjes së nënës së saj, Guadalupe Rodríguez.

J.Lo ndau një përmbledhje në një video të festës speciale që organizoi për nënën e saj, e cila ishte plotësisht e befasuar kur mbërriti në shtëpinë e Lopez. Edhe pse festa ishte e vogël, për shkak të udhëzimeve aktuale të pandemisë, J.Lo dhe Alex Rodriguez e surprizuan Guadalupe-n në formën më të mirë.

“Gëzuar 75 vjetorin e lindjes mamit tim të bukur!!! Të dua shumë. Ti je përkufizimi i të qenit rinor dhe i përjetshëm në çdo moshë, faleminderit për dashurinë tuaj të pafund, energjinë, mbështetjen dhe për thjesht të qenit ti!! Të dua përgjithmonë ♥ ️ #Gëzuarlindjen #Lupinatori”, ka shkruar Lopez krah urimit të saj.

Jennifer ka ndarë edhe më parë momente me mamanë e saj, siç ishte fotoja pak para se ajo të lançonte linjën më të re të kozmetikës.

Për të parë video, klikoni në linkun poshtë:

https://www.instagram.com/tv/CItIzNSp0fa/