Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi sot se vendi do të hyjë në një izolim të rreptë nga 16 dhjetori, për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Gjermania do të mbyllë të gjitha bizneset jo-esenciale dhe shkollat, deri më 10 janar.

Duke përmendur numrin e madh të vdekjeve për shkak të virusit dhe rritjes së infeksioneve, Merkel tha se autoritetet kishin nevojë të vepronin tani.

Gjermania, e parë gjerësisht se ka menaxhuar mirë valën e parë të pandemisë, ka numëruar infeksionet në rritje gjatë disa muajve të fundit.

Në nëntor, vendi hyri në një bllokim të pjesshëm 1-mujor, por shkollat dhe dyqanet qëndruan të hapura.

Pas numërimit të më shumë se 14,000 rasteve ditore gjatë muajit Nëntor, vendi tani ka regjistruar rreth 20,000 dhe 30,000 infeksione të reja ditore.

Vendi ka regjistruar deri më tani 1.3 milion raste të COVID-19 dhe më shumë se 22,000 vdekje për shkak të virusit.