Shpresat janë rritur se pas nisjes së injektimit të vaksinës, koronavirusi do mundet e do zhduket, por do kohë deri atëherë. Mjeku britanik Patrick Vallance e cilësoi të djeshmen, ditën kur nisi vaksinimi, si ditë të jashtëzakonshme, por jo si ditën shpëtimtare.

“Mund të ndodhë që dimrin e ardhshëm ta kalojmë me maska gjithashtu”, tha Vallance duke nënkuptuar se virusi nuk ikën aq lehtë.

Ekspertët bëjnë gjithashtu thirrje të vazhdohet me respektimin e masave. As kufizimet nuk do hiqen e as njerëzit s`duhet të përqafohen.

Anglia miratoi vaksinën Pfizer dhe aktualisht po shqyrton atë të Oxford / AstraZeneca dhe Moderna.

Burimi: Metro