Të gjithë personat që kanë kaluar koronavirusin duhet të kenë kujdes dhe të mos e neglizhojnë mbajtjen e maskës! Këtë thotë epidemiologia Rovena Daja në një intervistë duke vënë në dukje se ulja e imunitetit nga luftimi i Covid e bën më vlnerabël ndaj virozave të tjera të stinës!

“Mosmbajtja e maskës është gabim. Pavarësisht se tani është COVID që qarkullon, kemi edhe virozat e stinës. Personat që kanë kaluar COVID kanë një ulje të imunitetit dhe mund të marrin virozën e stinës”.

Epidemiologia u pyet edhe për mundësinë e riinfektimeve me Covid dhe rastet në vendin tonë. Rovena Daja tha se kjo është një çështje për diskutim pasi ka shumë raste të rralla në botë. Në Shqipëri dyshohet për 3-4 raste riinfektimi ose riaktivizimi të virusit.

“Duhet të kemi parasysh se numri i personave që mund të jenë të riinfektuar është shumë i vogël. Mund të jenë 3 ose 4 raste. Por mendoj se nuk është një çështje që duhet diskutuar shumë pasi meqë raste janë shumë të rralla, si në Shqipëri dhe në botë, nuk është problematika”.