Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për t’i uruar njeriut që “po e nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë”, Joe Biden.

Mjeku i Joe Biden të dielën tha se presidenti i zgjedhur kishte pësuar një ndrydhje të këmbës së tij të djathtë pasi kishte shtrembëruar kyçin e këmbës ndërsa luante me qenin e tij, Major.

“Incizimet e fillestare tregojnë se nuk ka frakturë të dukshme dhe ai do të ketë një CT shtesë për imazhe më të hollësishme”, ka thënë Dr. Kevin O’Connor në një deklaratë.

Por “skanimi pasues me CT konfirmoi thyerje të presidentit të zgjedhur Biden. Parashikohet që ai ka të ngjarë të kërkojë një çizme për ecje për disa javë”.

Deklarata erdhi disa orë pasi ekipi i Biden konfirmoi lëndimin e tij, duke thënë se 78-vjeçari shtrembëroi kyçin e këmbës ndërsa luante me qenin e tij Major dhe do të kontrollohej nga një ortopedist.

Dhe menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i presidentit të tanishëm, Donald Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1333217873758654464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1333217873758654464%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftrump-uron-sherim-te-shpejte-joe-bidenit%2F

Burimi: Telegraf