Jetojmë në një botë sa të mrekullueshme, aq edhe të çuditshme në të njëjtën kohë. Kompania japoneze Kamenya Omote po investon në një projekt që ka si qëllim të kthejë fytyrat normale të njerëzve në maska super-realiste.

Dyqani me seli në Tokio dëshiron që t’i paguajë njerëzit që lejojnë kompaninë të përdorë fytyrën e tyre për realizimin e maskave. Për momentin, kompania po u drejtohet vetëm banorëve të Tokios, të cilët do të paguhen 380 dollarë amerikanë nëse lejojnë Kamenya Omote të kopjojë fytyrën e tyre në një maskë 3D.

Sipas përshkrimit të produktit, secila maskë është krijuar që të përshtatet me fytyrën e personit. Në këtë mënyrë, ajo përshtatet vetëm me këdo që porosit një të tillë.

Projekti mund të duket interesant dhe i vlefshëm, po themi, për një personazh publik që dëshiron t’i shmanget turmës. Për çdo rast tjetër, është thjesht i panevojshëm dhe i frikshëm.

Burimi: Anabel