Në një konferencë për shtyp është pyetur nëse do ta lërë Shtëpinë e Bardhë dhe Trump u përgjigj: “Sigurisht që do ta bëj, ju e dini mirë këtë. Do ta bëj nëse Kolegji Elektoral voton për Biden”, tha Trump.

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale me 306 vota elektorale, më shumë se 270 që i duheshin për t`u shpallur fitues. Trump i akuzoi votimet si të pandershme dhe e ka lënë në dorë të votimit të Kolegjit Zgjedhor që do mbahet në 14 dhjetor.

Më pas, në 20 janar do të mbahet inaugurimi i presidentit të ri.

Burimi: The Guardian/ Tirana Post