Një nga avokatët e Diego Maradonës po kërkon një hetim mbi vdekjen e legjendën e futbollit, duke pretenduar se u desh shumë kohë që të mbërrinte ambulanca.

Matias Morla tha se ishte “idiotësi kriminale” që u desh “më shumë se gjysmë ore” që një ambulancë të mbërrinte në shtëpinë e Maradonës në Buenos Aires, ku ai ndërroi jetë nga një atak në zemër të mërkurën.

“Ky fakt nuk mund të neglizhohet dhe unë do të kërkoj një hetim për ta parë deri në fund,” shkroi Morla në Twitter.

Pak kohë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru për shkak të një mpiksje gjaku dhe la spitalin më 11 nëntor. Mijëra argjentinas ishin të pranishëm në pallatin presidencial të enjten, për të nderuar figurën e tij.

Burimi: Anabel