Mund të keni parë shumë që vendosin të mbajnë dy maska, në zyrën e punës, nëse u shërbejnë njerëzve, kur shkojnë në spital apo në ambiente ku ka grumbuj njerëzish. Po ashtu edhe ministrja Manastirliu u shfaq dje në Kuvend me dy maska. Por a siguron një veprim i tillë më shumë mbrojtje nga Covid?

Ekspertët tani bien dakord që COVID-19 përhapet kryesisht përmes spërklave, të cilat mund t’i përhapni kur kolliteni, bisedoni apo teshtini. Spërkla të cilat mund të bien në sytë, hundën ose gojën e dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse mbajtja e një maske mund të ndalojë ato pika para se të përhapen tek dikush tjetër është një mjet kaq i rëndësishëm i shëndetit publik.

Të dyja maskat N95 dhe ato kirurgjikale janë disa nga maskat më efektive për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19, sugjeron hulumtimi. Në veçanti, maskat N95 mund të mbrojnë si atë që e mban atë, ashtu edhe ata përreth tij.

Për shkak se maskat N95 dhe maskat kirurgjikale janë të dyja efektive, duke shtuar një maskë të dytë pas njëra tjetrës nuk do të shtojë domosdoshmërish më shumë mbrojtje. Kur bëhet fjalë për maskat prej cope, “sa më shumë shtresa, aq më mirë”, thotë për imuniologia Tania Elliott. Kjo do të thotë që, teorikisht, mbajtja e dy maskave mund të “ndihmojë në uljen e mëtejshme që spërklat të dalin në ajër”.

Por ka disa shqetësime se, “kur vendos dy maska, spërklat mund të kapen mes maskave”, shpjegon Dr. Elliot. Kështu që kushdo që dëshiron të vendos dy maska duhet të shmangë vendosjen e maskave në një sipërfaqe potencialisht të kontaminuar dhe duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm për pastrimin e rregullt të maskave.

Por edhe nëse mbajtja e dy maskave nuk ofron më shumë mbrojtje, kjo nuk do të thotë që zakoni i maskës së dyfishtë është krejt i padobishëm, pasi në rastin e Biden kështu ruani maskën N95 dhe vazhdoni që të ndërroni vetëm maskën e sipërme.

E dimë që është e rëndësishme mbajtja e maskës, por vetëm një prej tyre duket se është e mjaftueshme për sa kohë që e mbani atë në mënyrë korrekte.

Burimi: Self