Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se bazuar në raportimet e institucioneve relevante, masat e reja kundër virusit korona, po respektohen në masë të madhe, në veçanti po respektohet pjesa e kufizimeve.

Sipas Zemajt, ka një stabilitet më situatën me Covid-19, pas rritjes së infeksionit ditëve të fundit.

Por Zemaj, ka shfaqur si shqetësim mbingarkesën e spitaleve dhe personelit shëndetësorë.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”

“Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”./femmagazine.3klikanet.local