Vazhdojnë shifrat alarmante të të vdekurve me virusin korona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 250 mijë.

Situata e përkeqësuar ka shtyer që sistemi shkollor publik i New York City, më i madhi i vendit, të ndaloj mësimin në klasë, pasi që gjendja aktuale paraqet kërcim në normat e infeksionit të koronavirusit.

Agjencia e lajmeve Reuters, raporton se vendimi për të mbyllur shkollat dhe për të vazhduar procesin online do të nis nga sot.

Gjithnjë sipas Reuters, zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin kanë vendosur kufizime në jetën shoqërore dhe ekonomike për të parandaluar një rritje të rasteve me COVID-19 dhe evitimin e mbingarkesës në spital.

Bazuar në raporte e institucioneve gjegjëse, numri i vdekjeve ka mbetur mbi 1.000 në ditë.

Kujtojmë që në prill dhe maj, kur pandemia goditi për herë të parë në verilindje, numri i përditshëm i vdekjeve u rrit mbi 2,000 në ditë.

Rastet e reja të konfirmuara kanë shkuar nga 40,000 në ditë në 150,000 gjatë gjashtë javëve të fundit./femmagazine.3klikanet.local