Një përditësim i rrjetit më të përdorur të komunikimit ‘Whatsapp’ jep mundësinë që të fshihen mesazhet automatikisht, nëse doni që të fshihni gjurmët.

Një buton i ri ‘Disappering Messages’ (Zhdukja e mesazheve) është shtuar tek pjesa e Info-s (kur klikoni mbi emrin e chat-it).

Ky opsion i ri nëse e bëni ‘On’, bën që të fshihen mesazhet në chat pas 7 ditësh. Por sqaron se marrësit mund t’i ruajnë ato në vende të tjera (si në Icloud, etj.).

Ky ndryshim vlen për chat-et me një person apo ato në grup.