Larja e gojës mund ta vrasë koronavirusin në 30 sekonda, kështu thotë studimi më i ri.

Shkencëtarët thonë se të dhënat paraprake tregojnë se Covid-19 është zhdukur brenda gjysmës së minutës nga ekspozimi në laborator ndaj substancës së pastës së dhëmbëve apo shpëlarësit. Duket se larja e gojës e zvogëlon nivelin e virusit në pështymë.

Raporti i Universitetit Cardiff shton se larjet e gojës me bazë që përmban të paktën 0,07% klorid cetipiridinium (CPC) dhanë shenja premtuese për të qenë në gjendje të luftonin virusin. Megjithatë kjo është provuar vetëm në laborator.

Profesori David Thomas shpjegoi se është e nevojshme që provat të vazhdojnë më tej edhe jashtë laboratorit.

Raporti fillestar mbetet ende për t’u shqyrtuar nga kolegët e tjerë të fushës, por njëherësh ai mbështet një studim tjetër të botuar javën e kaluar që zbuloi se të bërit gargarë me përbërës ‘CPC’ është efektive në zvogëlimin e ngarkesës virale të Covid-19.

Dr. Nick Claydon, një periodontolog specialist, e quajti kërkimin shumë të vlefshëm. Ai tha: “Nëse këto rezultate pozitive pasqyrohen në provën klinike të Universitetit të Cardiff, larja e gojës me bazë CPC mund të bëhen një shtesë e rëndësishme në rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave, si tani ashtu edhe në të ardhmen”.

Burimi: Metro