Të flesh brenda një dhome të ngrohtë duket mrekulli kur jashtë bën ftohtë, por nëse do ta dinim sa shumë benefite humbasim, do ta mendonim dy herë.

Ke provuar ndonjëherë të flini në një dhomë të ftohtë? Nëse jo, atëherë s’keni bërë kurrë gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Çfarë avantazhesh ka një dhomë e ftohtë?

1. Na ndihmon të ruajmë pamje të freskët dhe rinore

Duke fjetur në një dhomë me temperaturë të ulët, prodhohet më shumë melatonin, i ashtuquajturi “hormon i gjumit”. Ky funksionon gjithashtu si antioksidant që shërben si hormon kundër plakjes për trupin.

2. Parandalon pagjuësinë

Studimet kanë arritur në përfundimin se insomnia është e lidhur me temperatura e larta të trupit. Duke i bërë shtretërit tuaj më të ftohtë, ka gjasa t’ju zërë gjumi sapo të shtriheni.

3. Redukton stresin

Temperaturat e larta tregojnë ndihmojnë që trupi të çlirojë më shumë “hormone stresi” të quajtur kortisol. Një dhomë më e freskët i mban këto nivele në ekuilibër, që do të thotë më pak stres dhe gjumë më i mirë.

4. Mund të mbajë larg peshën e dëmshme

Fjetja në një dhomë me temperatura të ulta përmirëson metabolizmin e trupit, që do të thotë digjen kalori të panevojshme dhe si rezultat, heqim kilogramët e tepërta.

5. Ndihmon në reduktimin e dhimbjes apo inflamacionit

Eshtë njësoj si të vendosësh akull apo kompresë të ftohtë për të ulur një pjesë të fryrë apo të vrarë të trupit. Kjo thuhet se është një prej arsyeve kryesore pse shumë sportistë zgjedhin të flenë në dhoma të ftohta pas një ndjeshjeje.

Burimi: Anabel/Bright Side