Kjo video prekëse është shpërndarë qindra herë. Ky është takimi i parë i nënës me fëmijën disa javë pas lindjes.

Ajo u infektua kur ishte shtatzënë dhe luftoi gjatë me virusin derisa e fitoi betejën. Më në fund merr në krahët e saj pa frikë foshnjen.

Rreth e rrotull është i gjithë staf mjekësor dëshmitar i një historie me fund të lumtur.

Media italiane nuk jep shumë detaje rreth protagonistes dhe as rreth vendit nga vjen kjo histori, por në kushtet e pandemisë në të cilën po jetojmë, pas rëndësi kanë detajet. Vendet dhe njerëzit ndryshojnë, por ngjarjet dhe përjetimet nuk ndryshojnë shumë.