Një tjetër ministre e kabinetit të Qeverisë së Shqipërisë, konfirmon se është infektuar me Covid.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Financave, Anila Denaj, me një postim në Facebook, ku shkruan se është karantinuar dhe do të mjekohet në shtëpi.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan Denaj.

Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19, pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

Burimi: Tirana Post