Barbie ka qenë gjithmonë një nga më të preferuarat e fëmijëve, por duket se gjatë pandemisë shitjet shënuan kulmin.

Qëndrimi për orë më të gjatë në shtëpi rriti ndjeshëm shitjet e Mattel, ekzaktësisht 29% më shumë vetëm për periudhën fundvere deri në tetor.

Të ardhurat e kompanisë nuk kishin arritur në këto nivele asnjëeherë gjatë 20 viteve të fundit.

Edhe Hot Wheels – dega e Mattel kushtuar makinave dhe lodrave pati një rritje prej 6%.

Po pandemia nuk është e vetmja që ndikoi në këtë rritje. Duket se ndikim më të madh pati filmi Barbie Princess i publikuar në shtator në Netflix.