Sapo temperatura fillon të ulen, ju e dini se çfarë vjen më pas: hunda e zënë dhe bllokim i sistemit të nuhatjet. Por këtë vit, një bllokim i hundës sjell me vete pak më shumë shqetësim, pasi COVID-19 vazhdon të qarkullojë në nivel global.

Por hundët e zëna, apo rrjedhja e tyre, klasifikohen si simptomë e koronavirusit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, por nuk konsiderohet simptoma kryesore dhe e domosdoshme.

Sa duhet të shqetësoheni nëse filloni të humbisni nuhatjen dhe teshtitje pak më shumë se zakonisht? Tani? Ja çfarë duhet të dini.

Sa e zakonshme është hunda e zënë me COVID-19?

Qendra për Kontrollim dhe parandalimin e Sëmundjeve, nuk jep informacion se sa njerëz vuajnë nga simptomat e zakonshme COVID-19 – por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një raport të tillë.

Në shkurt, afër fillimit të pandemisë COVID-19, OBSH publikoi një raport duke analizuar 55,924 raste të konfirmuara nga laboratori të pacientëve të prekur me COVID-19 në Kinë.

Ky raport zbuloi se vetëm 4.8% e pacientëve treguan bllokim të hundës si një shenjë ose simptomë e një infeksioni me virusin korona. Ky numër është shumë më i ulët sesa përqindja e pacientëve që raportuan simptoma më të zakonshme, si ethe (87.9%), kollë e thatë (67.7%) dhe lodhje (38.1%).

Si mund ta kuptoni nëse hunda juaj e mbytur është një simptomë e COVID-19?

Ashtu si shumë simptoma të koronavirusit, hunda e zënë është një simptomë jo specifike, që do të thotë se mund të lidhet me një numër sëmundjesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në sezonin e dimrit kur gripi, alergjitë dhe ftohja e zakonshme fillojnë të qarkullojnë, thotë Dr. Vyas.

Kjo do të thotë e vetmja mënyrë e vërtetë për të ditur nëse hunda juaj e zënë është një shenjë e COVID-19 është të testoheni dhe ky vendim varet nga simptomat, rrethanat dhe mendimi i mjekut tuaj.

Nëse keni vuajtur nga një hundë e zënë për disa ditë, një pikë e mirë fillestare është caktimi i një takimi telehealth me mjekun tuaj të kujdesit parësor – përveç nëse, natyrisht, po përjetoni simptoma më të rënda si vështirësia e frymëmarrjes, e cila duhet të nxisë një vizitë në një urgjencë ose klinikë të kujdesit urgjent.

Dr. Vyas thotë se nëse një pacient i vjen duke u ankuar për një hundë të zënë, gjëja e parë që ajo do të bëjë është të përpiqet të marrë një sens të rrezikut të pacientit COVID-19, plus shëndetin e tyre të përgjithshëm.

“Nëse dikush më thotë se ata kanë hundë të zënë dhe asgjë tjetër, unë jam më i relaksuar nga mundësia e përkeqësimit te shëndetit nga virusi korona, por nuk arrij në përfundimin se i njëjti a është i prekur me COVID-19”, thotë Dr. Vyas.

Nëse keni injoruar udhëzimet e distancimit shoqëror, të dilni pa maskë dhe të mos keni larë duart vazhdimisht, testi për COVID-19 mund të jetë hapi tjetër. “Nëse keni hundë të zënë dhe nuk keni praktikuar distancim shoqëror, keni të drejtë të shqetësoheni”, thotë Dr. Vyas.

Sidoqoftë, nëse keni respektuar masat paraprake të sigurisë të rekomanduara nga ekspertët – si të mbani një maskë sa herë që largoheni nga shtëpia juaj dhe të qëndroni gjashtë metra larg të tjerëve kur jeni në publik – mjeku juaj i kujdesit parësor mund të mos ju rekomandojë menjëherë një testim për COVID-19.

Si e trajtoni një hundë të zënë nga COVID-19?

Trajtimi i bllokimit të hundës për shkak të COVID-19 është i ngjashëm me trajtimin e bllokimit të hundës si rezultat i ndonjë sëmundjeje – për sa kohë që nuk po përjetoni ndonjë simptomë të rëndë si gulçim ose dhimbje gjoksi. Nëse simptomat tuaja janë të lehta, mund të provoni disa teknika të ndryshme që ndihmojnë në lehtësimin e presionit të sinusit nga një hundë e zënë, si avulli nga një lagështues, pika për hundës, ose pak dekongjestionant (megjithëse kjo duhet të përdoret me masë dhe me rekomandimin e mjekut).

Dhe, si gjithmonë, mundësia më e mirë për të qëndruar i sigurt nga COVID-19 tani për tani vijon të jetë: larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Burimi: Heath