Gjyshja më e re e showbiznesit, Yolanda Hadid, ka ndarë emocionin e krenarisë që po ndjenë pasi është bërë gjyshe për herë të parë. 

Vajza e madhe e familjes së njohur Hadid, Gigi Hadid, muajin e kaluar ka sjellë në jetë fëmijën e parë.

Por cifti i famshëm Gigi dhe Zayn, ende nuk e kanë zbuluar emrin e vajzës, por kanë ndarë vetem një imazh duke mbajtur dorën e vajzës së tyre të vogël, sa për të konfrimuar se ajo ardhur në jetë.

Por gjatë fundjavës, Yolanda Hadid, shpërndau foton e saj të parë me foshnjën, në Instagram. Edhe në këtë fotografi, nuk shfaqet fytyra e bebit, por imazhi tregon fosnjen derisa po mbanë dorën e gjyshes, Yolanda.

“Zemra ime po shpenzon aq shumë dashuri dhe gëzim për këtë vajzë të vogël, ajo është një engjëll që erdhi nga lart,” shkroi ish-modelja.

https://www.instagram.com/p/CGfpujynTTY/

Gjithashtu ajo ka falenderuar vajzën e saj dhe dhëndrin që i mundësuan asaj të mbajë epitetin e gjyshes.

Ndërkohë, Gigi ka komentuar postimin duke e quajtur Yolandën gjyshen më të mirë në botë.

Që kur kanë mirëpritur vajzën e tyre në botë, Gigi dhe Zayn kanë qënduraur larg vëmendjes së publikut, ndoshta pë të shijuar momentet e ëmbla që u dhuroi vazja e tyre e vogël.

Burimi: Elle