Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë mirëpritur sot djalin e tyre të parë së bashku. Lajmin e ka dhënë vetë Eduarti pak minuta më parë, kur ka postuar foton e parë me të birin.

Me dy fjalë, regjisori ka zbuluar emrin e bebushit, që ashtu siç pritej është një emër shqiptar.

“Lindi Dielli”, -ka shkruar Eduarti përkrah fotos ku mban në duar të birin.

https://www.instagram.com/p/CGhSwV9nAFL/

Në korrik, gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Eduarti zbuloi se emri i djalit do të ishte një emër tipik shqiptar, ndërsa dha edhe detaje për dasmën, për të cilën çifti nuk ka një datë, por vendndodhja është vendosur në Bogë.