Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze dukeshin të shkretuara mbrëmë për shkak të izolimit që ka vendosur qeveria.

Koronavirusi në Francë është kthyer një një nga hot spotet më të rrezikshme në Europë.

Por pronarët e bizneseve franceze, të lokaleve e restoranteve janë ankuan për rrezik falimenti e papunësie pasi edhe në pranverë u detyruan të mbylleshin për dy muaj.

Janë rreth 20 milionë francezë nga Parisi, Marseja, Lioni, Lille dhe Toulouse  të cilët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë, nga ora 9 e darkës deri në orën 6 të mëngjesit dhe kjo masë do zgjasë një muaj.

Presidenti Macron tha se masa është tepër e nevojshme për të shmangur rrezikun e tejkalimit të kapaciteteve spitalore. Franca raportoi numër rekord të rasteve me të infektuar ditën e djeshme, me 32 mijë e 4227.

Ndërkaq, edhe Italia do të vendosë nesër masa të reja më të ashpra. Mund të mos lejohen palestrat, pishinat dhe disa evente të tjera sportive kur njerëzit grumbullohen.