Grupi i mediave sociale Facebook synon të ndalojë të gjitha reklamat në faqet e tij që flasin kundër vaksinimeit për koronavirus.

Pandemia e koronavirusit tregon se sa e rëndësishme është sjellja parandaluese për të mbrojtur shëndetin, thuhet në një njoftim të grupit Facebook.

Por, sipas deklaratave të veta, Facebook planifikon të vazhdojë lejimin e reklamave që kritikojnë disa masa të marra nga qeveritë në lidhje me vaksinimet.

Kërkimet për vaksinat kundër koronavirusit aktualisht janë duke u zhvilluar nën presion të lartë në të gjithë botën.

Operatorët e rrjeteve të mëdha në internet akuzohen vazhdimisht se u kanë mundësuar fushatave kundër vaksinimit të përhapin gjerësisht mesazhet e tyre, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, sipas informacionit të vet, Facebook tani po planifikon një fushatë në SHBA për të reklamuar vaksinat e gripit.