Artistja e njohur, Manjola Nallbani ka ndarë së fundmi një prej projekteve të preferuara muzikore në llogarinë e saj. Këngëtarja ka zgjedhur ta rikujtojë këtë këngë në ditën e lindjes së poetit të madh, Dritëro Agolli.

““ Udhetoj e menduar” Nje kenge pa kohe dhe shume e çmuar per mua sepse te tille jane dhe krijuesit e saj! Per ta kujtuar ne formen me te bukur , ne diten e lindjes, poetin e madh Dritero Agolli permes vargjeve te kesaj kenge. Muzika & arrangement nga Shpetim Saraci, Regjia & video nga Eraldnalbani”, ka shkruar Nallbani në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Edhe këngëtarë apo artistë të tjerë kanë kujtuar ditën e sotme me anë të vargjeve të ndryshme të krijimtarisë së tij poetin e shquar Dritëro Agolli.

https://www.instagram.com/p/CGSd3r8AozA/

#ManjolaNalbani #DriteroAgolli

Burimi: Who