Meghan Markle, ka dnarë përvojën e saj me rrjete sociale, në samitin e njohur Fotune, i cili këtë vit është mbajtur online. Ajo përmes bisedës me video, është deklaruar për largimin nga mediat sociale dhe shqetësimet e saj rreth potencialit të varësisë të jetës në internet.

“Për ta ruajtur veten, unë nuk kam qenë prezente në media sociale për një kohë shumë të gjatë,” tha ajo, transmeton People.

“Unë kisha një llogari personale vite më parë, të cilën e mbylla, dhe pastaj kishim një që menaxhohej nga mbretëria, e që në të ishin të përfshirë një ekip i tërë.  Unë kam bërë një zgjedhje personale që të mos kem asnjë llogari, kështu që nuk e di se çfarë ndodhë në rrjete sociale.  Në shumë apskete  kjo është shumë e dobishme për mua”, ka shtuar Markle.

https://www.instagram.com/tv/CGTBpVSDOnn/