Kelly Clarkson e hitit “Because of You” u divorcua nga bashkëshorti pas 7 viteve martesë. Ajo dhe Brandon Blackstock kanë dy fëmijë River Rose 6 vjeçe dhe Remington 4 vjeç.

38-vjeçarja tregon se pas ndarjes familjarisht kanë kërkuar ndihmën e psikologëve.

“Të gjithë jemi të trishtuar dhe s`ka asgjë të keqe të jesh i mërzitur”, tha Kelly që shton se divorci nuk është kurrë i lehtë, por e konsideron një ndihmë të madhe shërbimin psikologjik që ajo dhe fëmijët po marrin.

Burimi: Yahoo.com