Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi, “ARIA Awards 2020” do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Dhe të martën, të nominuarit në të gjitha 29 kategoritë u njoftuan nga prezantuesja e njohur “Today”, Brooke Boney, shkruan Daily Mail.

Grupi i famshëm duo i Sydneit, Lime Cordiale kryesojnë listën me së paku tetë nominime të mëdha, përfshirë ato për “Artistin e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”.

Ndërkohë, e nominuar në këtë ngjarje të madhe është artistja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Dua konkurron në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, falë sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar që pati këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”.

Emra tjerë të njohru që garojnë këtë çmim përfshijnë: Eminem, Halsey, Harry Styles, Juice WRLD , Justin Bieber , Lewis Capaldi, Lizzo, Taylor Swift dhe The Weekend.