Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në një intervistë për Fox News se nuk është më i infektuar me COVID-19 dhe nuk është një rrezik transmetimi për virusin.

I pari i shtetit amerikan tha se testet treguan se është në gjendje të kthehet në fushatë pa rrezikuar të tjerët, raporton agjencia e lajmeve reuters.

“Kam kaluar provën më të lartë, standardet më të larta dhe jam në formë të shkëlqyeshme”, tha Trump në Fox News Channel. “Duket sikur jam imun. Mund të dal nga bodrumi. ”

Gjithashtu edhe mjeku tha të shtunën se presidenti nuk përbën më rrezik, por nuk tregoi nëse ka kaluar coronavirusin.

Bazuar në deklaratën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump, nuk rrezikon ta transmetojë coronavirusin tek të tjerët.

Ndryshe, tashmë është anuluar debati i dytë presidencial mes Trumpit si dhe demokratit, Joe Biden.

 

Burimi: Reuters