Më në fund, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e saj të parë muzikor për vitin 2020.

“Baby I’m jealous” titullohet kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperen e re shumë të suksesshme, Doja Cat.

Kënga e cila përkthyer në shqip do të thotë “Bejb, unë jam xheloze”, është ritmike dhe pop.

“Baby I’m jealous” është publikuar në kanalin YuuTube për momentin vetëm në versionin audio, teksa së shpejti pritet të dalë edhe klipi.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të artistes me renome ndërkombëtare, që do të publikohet i plotë vitin e ardhshëm.

Bebe Rexha nuk ka publikuar këngë të reja këtë vit, duke sqaruar në rrjetet sociale se arsyeja e vonesës ka qenë situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

https://www.instagram.com/p/CGBEKD7FzzQ/