Sfilata e Rihannës për linjën e saj Savage&Fenty nuk ka kaluar pa shkaktuar mjaft reagime në rrjet. Gjatë parakalimeve në sfilatê, në sfond u vu kënga “Doom”, e cila përmban disa lutje për Ditën e Gjykimit.

Kjo ka bërë që njerëz të besimit islam të shpërthejnë kundra këngëtares për zgjedhjen e saj. Rihanna ka reaguar, duke kërkuar pa hezitim falje publike.

“Do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyes në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja t`ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, të bërë pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Nuk kisha për qëllim mosrespektimin ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, shprehet këngëtarja.

Burim:Who