Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku pas pesë vitesh qëndrimi në Uashington pritet të kthehet në vend. Ish’zyrtarja e PDK’së me anë të një letre dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçit ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ambasadorës. Gazeta Express ka siguruar letrën që Citaku ia ka dërguar Thaçit në shtator të këtij viti.

Presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e bashkëpunëtores së tij shumëvjeçare, ambasadores Vlora Çitaku, nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pesë vjetëve shërbimi në Uashington, Vlora Çitaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë. Kthimi i saj nisi me shkarkimin nga ish-kryediplomati Glauk Konjufca e tash ai është nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

Citaku i ka shkruar presidentit Thaci një letër në shtator të këtij viti, duke i kërkuar të njëjtit lirimin nga detyra e amabasadores.

Ajo ka thënë se është nder që ta përfaqësoj Kosovën në SHBA, teksa shton se me qëllim të lehtësimit të tranzicionit në misionin diplomatik, është e gatshme të qëndroj në detyrë për një periudhë të arsyeshme.

Burimi: Express