Rreth katër orë më parë Presidenti Trump ka lënë klinikën ku po trajtohej ndaj Covid-19 për ta kaluar natën në shtëpi.

Kurimi do të vazhdojë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump doli nga spitali me maskë, përshëndeti me dorë dhe hyri në makinën e tij më pas.

Ai ndodhej i shtruar prej tre ditësh dhe pati nevojë për oksigjen ekstra.

Koronavirusi ka hyrë tashmë në Shtëpinë e Bardhë. E para që ndjeu simptomat ishte këshilltarja e presidentit Hope Hicks, gjatë një fluturimi me avion. Pasi Hicks rezultoi pozitive gjithë kontaktet e saj iu nënshtruar tamponin përfshi Donald Trump dhe Melanian, edhe kjo e fundit e infektuar.

“Melania pati një reagim dje nga shtëpia ku thoshte: “Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Unë jam mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo, dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga virusi”.

Burimi: Washington Post