Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vazhduar me ndarjen e çmimeve tradicionale për fushat e caktuara të artit dhe kulturës.

E para e kulturës në vend, sot ka ndarë çmimet vjetore në fushën e muzikës për vitin 2019.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se juria e përbërë nga anëtarët e nderuar Vaso Tole, Rafet Rudi, Baki Jashari kanë vlerësuar që çmimet vjetore në fushën e muzikës të ndahen si vijon:

Çmimi Kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”, i ndahet kompozitorit Vinçenc Gjini.

Çmimi për vepër vokalo- instrumentale dhe muzikore skenike, i ndahet kompozitorit Valton Beqiri, për veprën “Rrugëtimi”.

Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertante, i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, për veprën “Koncert”.

Çmimi për vepër kamertale, i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi, për veprën “Trance”.

Çmimi për vepër korale, i ndahet kompozitorit Hajrullah Syla për veprën “Ubi Caritas”.

Çmimi për veprat solistike dhe duo, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “Discantus” .

Si nikoqire e ceremonisë, Ministrja Dumoshi, ka uruar laureatët për krijimet dhe punën e tyre.

Sipas Dumoshit, çmimet e ndara nga MKRS-ja janë vetëm një vlerësim modest institucional për vlerat e mëdha të cilat i përçojnë veprat e kompozitorëve dhe muzikantëve të Kosovës./femmagazine.3klikanet.local