Për Xhesika Polon ky ka qenë një vit i vështirë emocionalisht. Këngëtares i është dashur të përballet me humbjen e nënës së saj, e cila ndërroi jetë si pasojë e kancerit të gjirit.

Humbja e nënës e ka bërë Xhesikën shumë të ndjeshme për sa i përket këtë çështje për këtë arsye ka vendosur që të hapë një fondacion, kontributet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të femrave që vuajnë kanceri ose e kanë kaluar atë.

“Tetori eshte muaji i Kancerit te Gjirit. Breast cancer aëareness! Une humba mamane time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam nje qellim. Kam krijuar nje faqe ne nder te Florences mamit tim te shtrenjte. Kjo faqe ka si qellim te rrisi fonde per te ndihmuar femrat qe kane kancer ose qe e kane kaluar ate. Jam e lumtur qe po e ndaj kete gje me ju. Fondet shkojne direkt tek fondacioni! Uroj ta shpendani sa me shume dhe te kontribuoni ??Linkun e gjeni ne Bion time.”, – ka shkruar Xhesika në postimin e fundit.

Nisma e Xhesikës mund të ndihmojë shumë femra që përballen me sëmundjen e rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë.

Burimi: Living