Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur  rezultatet që institucionet e vendit kanë arritur në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Ministri, Zemaj, ka bërë të ditur se kanë vendosur masa të reja. Sipas tij, të gjithë shtetasit e atyre vendeve që janë potencial i shpërndarjes së infeksionit, për të hyrë në Kosovë, u duhet testi PCR, në të kundërtën ata obligohen  të vetizolohen  për 7 deri në 14 ditë.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Shëndetësisë kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial i shpërndarjes së infeksionit nuk munden të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovë pa qenë të pajisur me testin PCR dhe nëse hyjnë duhet të shkojnë në vet izolim për 7 deri 14 ditë, sipas nevojë dhe vlerësimit”, ka thënë ministri Zemaj.

Ndërkohë, duhet cekur se ditëve të fundit në Kosovë, ka pasur  rënie të të infektuarve me virusin korona./femmagazine.3klikanet.local