Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Afërdita përmes një postimi, ku shfaqet krah Jakub.

Çifti ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali dhe duket se ky lajm i ka emocionuar shumë.

Afërdita dhe Jakub u martuan disa vite më parë në një ceremoni madhështore në Miami dhe prej atëherë kanë shijuar njëri-tjetrin, por duket se tashmë familja e tyre do të shtohet dhe me siguri për çiftin nuk mund të kishte lajm më të bukur.

https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/

Burimi: Who