Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, McEnany përmes një postimi në Tëitter, ku shkruante se do të futej në karantinë dhe se do të punonte nga shtëpia.

Anëtarja e Shtëpisë së Bardhë, McEnany është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, rezultuan positive ndaj Covid-19.