Edhe një yll tjetër i kinematografisë botërore ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur Thomas Jefferson Byrd, i ciki vdiç në moshën 70 vjeçare në Atlanta.

Bëhet e ditur se ai u qëllua me armë zjarri, madje këtë vrasje e konfirmon  për mediat amerikane edhe Departamenti i Policisë në Atlanta.

Sipas deklaratës zyrtare, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në orën 1:45 të mëngjesit.

Njeriu, më vonë i identifikuar si Byrd, u shpall ‘i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë’.

“Detektivët e vrasjeve u përgjigjën lidhur me këtë dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me incidentin. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Zyrtarët policor konfirmuan se  po punohet në zbardhjen e detajeve të tjera./femmagazine.3klikanet.local