Sean Conley quhet mjeku-fizikant personal i Donald Trump, të cilin po e trajton kundër koronavirusit prej ditës së premte. Në media u aludua se presidenti kishte marrë dy herë oksigjen që kur u shtrua në spital, dhe këtë e konfirmoi së fundmi edhe mjeku.

Në konferencë për shtyp teksa tregonte gjendjen e Trump Conley 40 vjeç tha se nuk donte të njoftonte se ai kishte qenë në oksigjen për të shmangur ndryshimin e kursit mbi sëmundjen e tij, një përgjigje që për të shumtë ishte e paqartë.

‘Unë po përpiqesha të pasqyroja qëndrimin dhe rrjedhën e kësaj sëmundje’, tha ai duke shtuar se nuk është se po mundohej të fshihte ndonjë të vërtetë: Sepse Trump është vërtetë mirë!

Mediat amerikane shkruajnë se ai ditën e nesërme mund të kthehet në zyrë ndërsa mjeku i tij tha se Trump po kurohet me Dexamethasone, një steroid anti-inflamator që zakonisht shkakton efekte anësore si pagjumësi dhe nervozizëm.

Përdorimi i Dexamethasonit rekomandohet vetëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për njerëzit me raste të rënda të Covid-19.

Organizata thotë se duhet të shmanget në raste më pak serioze pasi mund të rezultojë e dëmshme. Fakti që Presidenti ka marrë një ilaç të destinuar vetëm për njerëzit me forma më të rënda të Covid-19 hedh dyshime në pohimin e doktorit se ai po e kalon sëmundjen shumë mire dhe se mund të kthehet edhe në zyrë!

Shefi i stafit të Trump Mark Meadoës tha se dy ditët e kaluara ishin më kritiket për presidentin, gjë që shton dyshimet për transparencën mbi gjendjen e presidentit.

Ndërsa paraardhësi i Sean Conley teksa pyetej në vitet e para të presidencës nëse Trump vuante nga ndonjë sëmundje, ai thoshte: Ka gjene të mira!