Është një nga deputete më aktive, edhe në këtë legjislaturë. Blerta Deliu Kodra, përveç seancave plenare, ku gjithmonë ngritë qështje që kanë të bëjnë me probleme të ndryshme shoqërore, pothuajse çdo ditë të javës është në teren, duke bashkëbiseduar me qytetarë.

Së fundmi, Deliu- Kodra, e cila është edhe udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore, e shoqëruar nga deputetja Valdete Idrizi dhe zëvendësja e Departamentit, Kosovare Murseli, në kuadër të kampanjës “Gratë për Gratë” kanë vizituar Kamenicën dhe Vitinë.

Në këtë takim politikanet nga PDK-ja, kanë diskutuar me gra nërmarrëse nga këto komuna.

pas këtij takimi, deputetja Deliu Kodra, ka ndarë një rrëfim të ndërmarrëses, Valdete Sahiti nga Vitia, e cila në kompaninë e saj ka të punësuara shumë gra. Madje sipas Deliu- Kodra, ajo është vetëm njëra nga gratë ndërmarrëse që ka denoncuar publikisht qeverisjen komunale për politika diskriminuese dhe jo stimuluese.

Të njëjtat shqetësime, sipas deputetes, kishin edhe gratë në Kamenicë, ku sipas saj, vendimmarrja mbetet shumë largë kërkesave të qytetarëve, veçanërisht atyre të grave. “Rritja e numrit të grave në vendimmarrje dhe fuqizimi i rolit të tyre në shoqëri duhet të jetë synimi ynë i përbashkët”, ka thë Deliu-Kodra./femmagazine.3klikanet.local